Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, priti sot në takim, Shkelqësinë e Tij, ambasadorin e Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije.🇫🇷
🔴 Gjatë takimit, kryetari Gjeloshaj e njoftoj ambasadorin mbi investimet që janë bërë në territorin e Komunës së Tuzit dy vitet e fundit, sfidat me të cilat Komuna është ballafaquar si dhe me projektet dhe investimet që do të realizohen në të ardhmen.
📌 Ambasadori Timonije e përgëzoi Z. Gjeloshaj për mënyrën e organizimit të Komunës si dhe shprehu interesim për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, nëpërmjet projekteve konkrete.
➡️ Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq.
Komuna e Tuzit!
Ambasadori i Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije, vizitoi komunën e Tuzit