Gjeloshaj takohet me governatorin Philip Murphy

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj takoi governatorin e shtetit New Jersey, Philip Murphy.

Murphy konsiderohet ndër politikanët me ndikim në SHBA dhe ne Partinë Demokratike. Ai ishte ambasadori i SHBA-ve në Gjermani gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

“Zhvillimi i demokracisë dhe të drejtat e njeriut janë baza fundamentale që duhet pasur në fokus çdo shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi si shtet anëtarë i NATO-s, është gjithmonë në fokus të anëtareve të saj, e posaçërisht të SHBA-ve, si një ndër shtetet më përkrahës të anëtarësimit të Malit të Zi në këtë aleancë. Falënderoj z. Murphy për pritjen, si dhe Paul dhe Rita Juliano për mundësinë dhe pritjen bujare që na përgatiten në shtëpinë e tyre në New Jersey”, thuhet në deklaratën e Gjeloshaj.

Gjeloshaj gjendet në vizitë në SHBA, ku siç ka paralajmëruar, do të ketë takime të rëndësishme me politikanë amerikan si dhe me lobistët shqiptarë . /MALESIA.ORG/