Numri i shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon të jetë në rënie

Sipas një hulumtimi të organizatës CEDEM, numri i shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon të jetë në rënie.

Sipas këtij hulumtimi, në pyetjen se si do të deklaroheshin si etni të anketuarit, nëse do të mbahej regjistrimi i popullsisë, vetëm 3,8 përqind janë shqiptarë.

Në krahasim me vitin 1991, i bije se numri i shqiptarëve është përgjysmuar. Ne regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi në vitin 1991, ishin 6,57 përqind shqiptarë.

Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 numri i shqiptarëve në Mal të Zi ishte 4,91 përqind.

Sipas të njëjtit hulumtim 45 përqind e qytetarëve do të deklaronin veten si malazezë, 30 përqind si serbë, 5,7 përqind boshnjakë dhe 4.3 si myslimanë. /MALESIA.ORG/