Gjeloshaj takohet me bashkëvendasit rreth Shoqatës “Malësia e Madhe” – Michigan

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u pritë para dy ditësh në Michigan vëllazërisht nga bashkëvendasit të bashkuar rreth shoqatës “Malësia e Madhe”.

Siç thekson Gjeloshaj, ata biseduan hapur për shumë çështje të rëndësishme dhe me interes për komunitetin si dhe për zhvillimin e komunës së Tuzit në shumë aspekte.

“Edhe në këtë takim pohova që komuna, si institucion përherë do të jetë partner strategjik i mërgatës shqiptare për çdo projekt, qoftë ai kulturor apo infrastrukturor! Unë po ashtu në detaje njoftova të pranishmit për projektet që janë në realizim e sipër, duke filluar nga infrastruktura, kultura, sporti, bujqësia si dhe investimet e shumta!,” thekson Gjeloshaj.

Në bashkëbisedim u konstatua se Komuna, si projekt i përbashkët me diasporën çdo ditë e më shumë po e arsyeton ekzistecën e vet, e që u desht rrugë e gjatë dhe mund i madh të arrisin dhe t’a drejtojnë.

Ai më tej shton se, edhe pse kohë e shkurtër, shprehën bashkë të gjithë kënaqësinë për sukseset në drejtimin e komunës. Po ashtu, konstatuan që duhet edhe më shumë bashkëpunim dhe bashkëveprim për zhvillimin e vendlindjes, sidomos përmes investimeve të ndryshme në formë biznesesh.

Gjeloshaj edhe me këtë rast falenderoj bashkëvendasit për kontributin ndaj Malësisë në kontinuitet në çdo aspekt dhe përkrahjes që kanë nga ata si pushtet lokal në Tuz. /TVBoin/

 


 

Furra Tahiri