Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiqit në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Conference League, në stadiumin e Prishtinës, me rezultat 2-1.
Ishte skuadra jonë e cila i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e 3-të të takimit, përmes Ilir Camajt (1-0).
Ekipi i Dritës u rikthye shpejtë në lojë, përmes Almir Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të (1-1). Me këtë rezultat dhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Drita ishte më e mirë, duke provuar që të gjejë golin e epërsisë.
Lojtari i KF Drita, Marko Simonovski në minutën 78-të shënoi për 2-1.
Në minutën e 80-të, kapiteni i Deçiqit, Jonathan Dreshaj u ndëshkua me karton të kuq, kështu që Deçiqi mbeti me një lojtarë më pak. Ishte ky një moment nervozizmi dhe reagimi plotësisht i panevojshëm i kapitenit Dreshaj.
Momentë të tilla tensioni kishte edhe në fundin e ndeshjes, por që në fund u mbyll me fitoren e Dritës.
Ndeshja e kthimit luhet më 15 korrik në Podgoricë. /MALESIA.ORG/
