
Sot në lumin Cem, në Tërgaja, u mbajtën garat ndërkombëtare – “Kërcimet në Tergajë”, në të cilën morën pjesë mbi 20 garues nga Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosna e Hercegovina.
Për tre më të mirët, të përzgjedhur nga juria profesioniste u ndanë edhe çmime.
Vendin e parë e mori Evald Krniq nga Tuzi.
Vendin e dytë e mori Dino Bajric nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa vendin e tretë Kristjan Vulaj nga Tuzi. /MALESIA.ORG/