Pa një certifikatë të koronavirusit nuk do të jetë e mundur ndjekja e festivaleve në Mal të Zi

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se pa një certifikatë të koronavirusit nuk do të jetë e mundur ndjekja e festivaleve të paralajmëruara në të gjithë Malin e Zi.

Ata u kujtojnë organizatorëve se qasja lejohet me plotësimin e njërit prej katër kushteve nga Certifikata Kombëtare COVID, që janë dëshmi se personi është:

– vaksinuar plotësisht ose e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës
– test PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë
– dëshminë se personi ka pasur koronavirus në 6 muajt e fundit
– një test negativ të shpejtë të antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

Këto masa janë në fuqi deri më 20 gusht.

Të njëjtat kushte vlejnë për hyrje në ambiente të mbyllura të restoranteve dhe klubeve të natës si dhe diskotekave. /MALESIA.ORG/