Në kuadër të shënimit të “1 Shtatorit – Ditës së Komunës”, administrata e Komunës edhe këtë vit ndau çmimet vjetore për individët të cilët dhanë kontribut në jetën shoqërore në Malësi.
Çmimin këtë vit e fituan Fran Camaj, Smail Maliq Çunmulaj dhe Zef Dedvukaj.
Fran Camaj – Për kontributin në fushën e arsimit, të gazetarisë e letërsisë si dhe veprimtarisë shoqërore të gjithanshme në dobi të Malësisë, shqiptarëve në Malin e Zi dhe kulturës kombëtare.
Smail Maliq Çunmulaj – Për veprimtari shoqërore, politike dhe ekonomike në të mirën e Malësisë.
Zef Dedvukaj – Për veprimtari humanitare.
Poashtu, në kuadër të shënimit të Ditës së Komunës, u ndanë Mirënjohje edhe për rreth 150 vullnetarët të cilët vepruan marsin e vitit të kaluar gjatë muajve të parë të shpërthimit të pandemisë Covid-19.
/MALESIA.ORG/