Nga 14 shtatori hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:
Brenda certifikatës dixhitale të covidit , statusi i vaksinimit të pjesshëm nuk do të njihet më. Në këtë kuptim, certifikata do të jetë e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara – që kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës që jepet në dy doza, gjegjësisht 14 ditë nga vaksina që jepet në një dozë;
Kusht i dytë është një posedim i testit PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;
Personi ka një test të shpejtë negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë.
/MALESIA.ORG/