SHMP “25 Maji” në Tuz e shënoi Ditën e gjuhëve

SHMP “25 Maji” në Tuz e shënoi Ditën e gjuhëve dhe me këtë tregoi se pasuria jonë e madhe nuk gjendet në sloganin se të gjithë qeshemi në të njëjtën gjuhë, por në gjuhët që janë të përfaqësuara në shkollën tonë.

Në gjuhë të ndryshme nxënësit shprehën aftësitë e tyre në recitimin e poezive, aktrim, në rolin e udhëheqësve, të shkrimtarëve të vegjël, por edhe u provuan edhe në gjuhën e muzikës.

Programi u realizua në katër gjuhë : malazeze, shqipe, angleze dhe italiane. Si përfundim ishte kënga “O bella ciao” me të cilën Dita botërore e gjuhëve u zbukurua nga të gjithë nxënësit pjesëmarrës në program.

SHMP “25 Maji” në Tuz