Shkodra do të dhurojë libra për Bibliotekën e Tuzit

Galeri Arti “ODA” në Shkodër ka njoftuar se do të organizojnë aktivitetet për grumbullimin e librave të cilët do t’i dorëzohen si dhuratë Bibliotekës së re të Tuzit.

Shkrimi origjinal nga Galeri Arti “ODA”:

Librat-dhurate per Biblioteken e re te komunes se re te Tuzit (Malesi) ne Mali i Zi, Qytetaria Shkodrane dhe pjesmarresit ne “Takimi i Shkodres, 2021”, munden t’i dorezojne tek:
GALERI ARTI “ODA” ne Shkoder, me dt 22 tetor, e premte, (nga ora 16.00 deri ne 19.00) dhe me 23 tetor 2021, e shtune, (nga ora 08.00 deri 19.00).

Priten te dhurohen deri ne 1.000 libra gjithsejt.

Per Librat (kompletet e librave) do te jepet fatura perkatese.

Dhurimi i librave do te shoqerohet me shkrime, foto e kronika televizive edhe ne televizione, gazeta, portale.
/MALESIA.ORG/