Fabrika e patatinave do të hapet në shkurt të vitit të ardhshëm në Tuz.
Fabrika e patatinave do të hapet në shkurt të vitit të ardhshëm në Tuz dhe do të punësojë rreth 200 punëtorë.
Fillimisht do të hapet një fabrikë për përpunimin e “smokit” e më pas në prill fabrika e përpunimit të patatinave.
Negociatat me investitorët për hapjen e fabrikës në fjalë po vazhdojnë prej disa muajsh dhe është arritur në fazën kur investitorët tashmë kanë blerë tokë dhe kanë filluar me ndërtimin e objektit.
Fabrika do të hapet në Tuz dhe fjala është për brendin Vipa nga Vushtrria që ekziston për 30 vjet.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kishte thënë se e kishte takuar pronarin e kompanisë nga Kosova për ta bindur në hapjen e fabrikës në Tuz. /MALESIA.ORG/