Pazari i dytë i dimrit në Malësi

Komuna e Tuzit organizon ,,Pazarin e dytë të dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 06 dhjetor 2021, deri më 02 janar 2022.

Lidhur me këtë, Komuna e Tuzit fton të gjithë personat e interesuar; ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga komuna e Tuzit të cilët merren me veprimtari të ndryshme artizanale; persona që merren me oferta dhe prodhimtari gastronomike, që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Paraqitjet bëhen përmes plotësimit të formularit paraqitës, të cilin e gjeni në https://tuzi.org.me/formular-aplikimi-per-pazarin-e-dyte-te-dimrit-ne-malesi/ , i cili adresohet në email-adresën: tuzi@tuzi.org.me ose drejtpërsëdrejti në arhivën e Komunës së Tuzit, krahas shënimit për pjesëmarrje në Pazarin e dytë të dimrit në Malësi, prej datës 03.11.2021 deri më 15.11.2021 , nga ora 08:00 deri në orën 16:00.