Në Konferencën e sotme me rastin e prezantimit të masave të reja epidemiologjike, në luftën kundër përhapjes së epidemisë u miratuan këto masa të reja:
- është e ndaluar organizimi i festimeve të Vitit të Ri;
- dasmat në ambiente të hapura dhe të mbyllura janë të ndaluara;
- klubet e natës janë të ndaluara;
- funksionimi i objekteve hotelierike është i kufizuar deri në mesnatë;
- ndalohen ekskursionet dhe shetitjet e nxënësve, festimet private dhe ditëlindjet;
- qëndrimi në apartament ose shtëpi u rekomandohet vetëm anëtarëve të së njëjtës familje;
- certifikata kombëtare e COVID-it kërkohet ende për kalimin e kufirit shtetëror, për qëndrimin brenda ambienteve të hotelierisë, në aktivitete kulturore, në galeri, kinema, si dhe për të ndjekur të gjitha garat sportive, pavarësisht nëse ato zhvillohen jashtë apo brenda.
Qeveria do të vendosë së shpejti nëse certifikatat dixhitale të detyrueshme për të gjithë administratën publike (shëndetësi, arsim, polici, ushtri) do të futen nga 1 dhjetori.
“Nëse miratohen këto masa, certifikata kombëtare e kodit dixhital do të jetë e nevojshme për hyrjen në transportin publik, qendrat tregtare, palestrat, ambientet e biznesit dhe objektet afariste në të cilat më shumë se tre kompani, pra sipërmarrës dhe objekte me sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë, të cilat tregtojnë mallra jo ushqimore”, tha ministrja e Shëndetësisë, dr. Jelena Boroviniq Bojoviq.
“Duhet të theksojmë se të gjitha viktimat e Covid-it nën moshën 40 vjeç ishin të pavaksinuar, 8 nga 10 prej atyre që humbën jetën nga Covid-i ishin të pavaksinuar. Apeloj dhe lus qytetarët, ne kemi mbi një milion e dyqind mijë doza vaksina në Mal të Zi, vaksinohuni, se e vetmja rrugë e drejtë për ta tejkaluar këtë problem është vaksinimi dhe respektimi i masave”.
Siç u tha, këto masa do të vlejnë nga data 15 nëntor deri më 1 dhjetor.