Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të ShëndetitPublik
Që nga fillimi i shpërndarjes së vaksinës kundër Covid-19 në Dhjetor të vitit të kaluar, në Shtetet e Bashkuara (SHBA) janëadministruar më shumë se 445 milionë doza, duke vaksinuarplotësisht mbi 197 milionë njerëz ose 59.5 për qind të popullsisësë SHBA. Ndërsa normat e vaksinimit po rriten ngadalë dhe rastet e reinfektimeve (“breakthrough”) vazhdojnë, pyetjambizotëruese ka qënë nëse personat e vaksinuar duhet të marrinvaksina përforcuese. Disa shkencëtarë po u referohen testeve tëantitrupave si një nga mënyrat për të matur nivelin e imunitetittone. Në fund të fundit, antitrupat janë ushtarët tonë“këmbësorë” që sulmojnë dhe u zënë pritë pushtuesve patogjenëtë mundimshëm përpara se ato të shkaktojnë dëme në trupintonë. Pra, kjo qasje, në shikimin e parë, është e arsyeshme qënjerëzit ndoshta do të përfitojnë nga një injeksion përforcues(“booster”) që do t’i rigjallërojë ata përsëri nëse nivelet e qarkullimit të antitrupave janë të ulëta ose në rënie. Ndërsakontrollimi i niveleve të antitrupave, nuk ka asnjë dëm në ne, atondoshta nuk janë të dobishme për të vendosur nëse nevojitet njëvaksinë përforcuese. Një numër i painterpretueshëm i nxjerrëjashtë nga një analizë e rastësishme e antitrupave mund të nalërë me një ndjenjë të rreme sigurie, ose thjesht të përforcojëpasigurinë – asnjëra prej të cilave nuk është veçanërisht e dobishme ndërsa përpiqemi të menaxhojmë një pandemi.
Zvogëlimi i antitrupave nuk do të thotë automatikisht ulje e imunitetit
Pas vaksinimit, një grup mbrojtësish imunitar të quajtur qelizatB fillojne të prodhojnë antitrupa në një numër masiv. Përgjigja e tyre fillestare është të lidhin majat e molekulës së tyre në formëY në sipërfaqe të virusit. Sa më mirë të ngjiten në virus, aq më shumë shanse kanë për të neutralizuar atë dhe për të mos lejuarqë ai të hyjë në qelizat tona dhe ti dëmtojë ato. Shumë nga këtoantitrupa të hershëm nuk janë shumë efektivë në punën e tyre. Me kalimin e kohës, ata vazhdojnë të vetë-përmirësohen, gjë qëmund të jetë gjithashtu një arsye për të mos nxituar në marrjen e një vaksine përforcuese. Ne e dimë se mënyra se si imuniteti ynëreagon, ndryshon nga personi në person, kështu që në parim dypersona mund të kenë mbrojtje të barabartë nëse një person ka nivele relativisht të ulëta të antitrupave të fuqishëm dhe tjetri ka nivele të larta të antitrupave më pak të fuqishëm, por endeadekuat. Testet e antitrupave vështirë se do të pasqyrojnë këtëndryshim. Ne e dimë se pas një infeksioni ose vaksinimi, nivelete antitrupave rriten dhe arrijnë nivelet maksimale, por me kalimin e kohës ato zvogëlohen gradualisht. Por kjo nuk do tëthotë se mbrojtja nga antitrupat është zhdukur. Sistemi ynëimunitar ka një strategji prodhuese që është një përgjigje “vetëmnë kohë” kur bëhet fjalë për prodhimin e antitrupave. Pas njëinfeksioni ose vaksinimi, shumica e antitrupave të mbeturshpërbëhen gradualisht, por nëse patogjeni kthehet, qelizat e quajtura qeliza B të memories mund të rrisin përsëri prodhimin. Së fundmi, përveç një antitrupi që prodhon, sistemi ynë imunitardo të trajnojë edhe qelizat T për të luftuar virusin. Këto mbrojtesrezervë mund të mos mobilizohen në kohë për të parandaluarinfeksionin, por ato mund të parandalojnë që virusi të shkaktojësëmundje serioze. Testet e antitrupave nuk matin kapacitetinprodhues të sistemit tonë imunitar. Rënia e niveleve tëantitrupave nuk ka qenë dhe aq e shpejtë, por po ndodh – kontrollet e rregullta te disa njerëz kanë treguar se nivelet e antitrupave, të njohura edhe si titrat, janë ulur, nga pranvera në verë, tani në vjeshtë. Ky reduktim i përshtatet narrativës që disa raporte kanë dhënë alarmin për një kohë tashmë: muaj pas vaksinimit, antitrupat jane në rënie, një prirje që shpesh ështëpërshkruar si një “zbehje” e imunitetit. Kjo dukuri ështëpërdorur si dëshmi se ne të gjithë kemi nevojë të madhe përvaksinë përforcuese për të rizgjuar mbrojtjen tonë. Një dozëpërforcuese zakonisht jepet pas një kohe të caktuar, si njëkujtesë për trupin tonë se si “duket” virusi në mënyrë që të mundtë përforcojë përgjigjen imune.
A ka një moment kohor të duhur për të marrë njëpërforcues?
Përpjekja për të vlerësuar kohën e duhur për të marrë njëpërforcues ka qenë një sfidë për shumë faktorë, por më sëshumti për shkak të risisë së këtij virusi. Shkencëtarët brendadhe jashtë qeverisë janë ndarë në lidhje me nevojën për vaksinatperforcuese, kush duhet t’i marrë ato dhe kur. Për t’i komplikuargjërat, qeveria federale e ka bërë atë më të habitshme duke komunikuar fillimisht politikën e saj që përforcuesit do të bëhentë disponueshëm për të gjithë amerikanët që kanë marrë vaksinate ARN-së (mRNA), duke filluar nga Shtatori. Por më pas, pas rishikimit të të dhënave, Administrata e Ushqimit dhe Barnavekërkoi që administrata e presidentit Biden të tërhiqej nga rekomandimi për të përfshirë vetëm personat vulnerabël nga pikëpamja mjekësore, ata mbi 65 vjeç dhe punëtorët e vijës sëparë, të paktën tani për tani. Organizata Botërore e Shëndetësisëka kundërshtuar fuqishëm që kombet e pasura të bëjnë një raundtë tretë të vaksinave kur vendet e varfra nuk kanë mjaftueshëmvaksinë për të parën e tyre. Ndërsa kërkimet sugjerojnë se nivelet e imunitetit tek ata që janë vaksinuar bien me kalimin e kohës dhe përforcuesit mund ta ndryshojnë atë, vaksinat janëende shumë mbrojtëse kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, duke përfshirë variantin Delta. Përdorimi i një testi të thjeshtë tëantitrupave mund të mos jetë një metrikë e besueshme për tëgjurmuar imunitetin. Ndryshe nga testet PCR që zbulojnë nësejeni aktualisht i infektuar me virusin, testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni njëfarë imuniteti ndaj SARS-CoV-2 nga njëinfeksion ose vaksinim i mëparshëm. Testi i duhur i antitrupaveështë mjaft i mirë për t’iu përgjigjur kësaj si një pyetje, po ose jo. Por kur ne dëshirojmë më shumë informacion, gjërat bëhen tëndërlikuara. Nëse rezultati i antitrupave bie (siç parashikohet) qënga koha kur keni marrë vaksinën, ju ndoshta jeni më pak tëmbrojtur në kuptimin e menjëhershëm sesa keni qenë pas vaksinimit. Është e rëndësishme të dimë se gjatë disa muajve tëparë pas vaksinës, imuniteti ynë u mbingarkua dhe siguroi njësupër-mbrojtje, më shumë se sa mund të ishte dashur. Muaj më vonë, këto nivele bien, duke çuar në mbrojtje të ‘nivelit normal’. Akoma nuk e dimë nëse kjo mbrojtje e re e nivelit normal ështëe mjaftueshme. Por ofrimi i vaksinës përforcuese shumë shpeshose shumë shpejt mund të jetë në rastin më të mirë i pakuptimtëdhe ndoshta kundërproduktiv, pasi që kjo mund të ndërhyjë në qendrat aktive të makinerisë imuitare në trupin tonë që ende po bëjnë punën e tyre. Pritja pak më gjatë mund të ndihmojë për t’usiguruar që qelizat më të mira të mundshme B të rizgjohen vetënë veprim dhe të prodhojnë antitrupa të rinj.
Nuk ka arsye për panik
Antitrupat tanë janë si ushtritë që qëndrojnë në kazermat e tyre, pasi ato vazhdimisht i përmirësojnë aftësitë e tyre. Me rritjen e një nivel kërcënimi, ushtarët vendosen në “gati” dhe shpërndahen në vende strategjike, ashtu siç do të bëninantitrupat tanë gjatë një ekspozimi ndaj virusit. Pasi niveli i kërcënimit të zhduket, ushtarët kthehen në kazermat e tyre dhe vazhdojnë rutinën e tyre dhe qëndrojnë gati kur të thirrenpërsëri. Imuniteti ynë ka të bëjë shumë më pak me nivelet e antitrupave, dhe më shumë me aftësinë për t’iu përgjigjur zileskur ato janë të nevojshme. Ushtarët tanë mbrojtës nuk kanënevojë të jenë gjithmonë të dukshëm nëse janë gati të futen në ingranazhe kur thirren në betejë. Një ngadalësim i prodhimit tëantitrupave nga nivelet fillestare, në një farë mënyre, mund tëshihet si qetësues. Kur shohim se antitrupat “zbehen”, nuk ështënjë shenjë që ne të kemi panik. Është një shenjë e një sistemiimunitar që po planifikon dhe shpërndan mjetet e tij në mënyrëtë arsyeshme – po bën atë që bën më së miri, duke u përpjekurvazhdimisht të përmirësojë aftësitë e tij për të na mbrojtur.