Vulaj jep dy gola për fitoren e Deçiqit kundër Sutjeskës në Nikshiq

Deçiqi bëri një ndeshje të shkëlqyeshme sot në Nikshiq, duke fituar 2-0 kundër Sutjeskës vendase.

Të dy golat për Deçiq i shënoi Kristjan Vulaj në pjesën e parë, në minutën e 22-të dhe të 26-të.

Janë këto 3 pikë të rëndësishme të Deçiqit si mysafirë kundër Sutjeskës e cila gjendet në vend të parë në Ligën e Malit të Zi.

Për Deçiqin është kjo e shtata ndeshje rresht pa humbje, ndërsa për Sutjeskën kjo është humbja e parë në stadium të vet, pas 14 ndeshje.

Deçiqi tashmë është në vendin e tretë në tabelën e Ligës së parë të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/