Inicijativën për thirjen e Kongresit kombëtar për vendosjen e një alfabeti të vetëm e mori klubi shqiptar “Bashkimi” i Manastirit, klub i cili e kishte rolin kryesor midis klubeve shqiptare.
Në 27 gusht të vitit 1908, pas vendimit që kishte marrë që në 21 gusht, kryesija e klubit “Bashkimi” të Manastirit, shpalli thirjen, me të cilën u beri të ditur të gjithë klubeve dhe shoqërive brenda dhe jashtë Shqipërisë, propozimin për mbledhjen e Kongresit të alfabetit në 14 nëntor të vitit 1908, në të cilin “Janë të ftuar të gjithë shqiptarët, toskë e gegë, si dhe filologët shqiptar dhe të huaj që janë të interesuar për këtë çështje, të marrin pjesë në këtë Kongres të madh.”
Si rezultat i punës të madhe gjatë përgatitjes dhe organizimit që e ndërmornë klubi “Bashkimi” si edhe klubet dhe shoqërit të tjera shqiptare, në 14 nëntor të vitit 1908, në banesën ku ndodheshte selia e klubit “Bashkimi” në Manastir, u mbajt Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Ky kongres zgjati deri në 22 nëntor. Në kongres mornë pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, këta delegatë i përfaqësonin 26 qytetet dhe shoqërit të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut.
Kryesia që udhëhiqte dhe drejtonte punimet e kongresit të alfabetit ishte e përbërë prej: Kryetarit – Mithat Frashëri (Lumo Skendoja), nënkryetarët – Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi dhe sekretarët – Hilë Mosi, Thoma Avrami dhe Nyzhet bej Vrioni.
Në mbledhjen e ditës të tretë (në 16 nëntor), që ishte e rezervuar vetëm për delegatët të Kongresit, u vendos që të zgjidhet një komision prej 11 vetash, ku do të merrnin pjesë përfaqësues të alfabetëve të Stambollit, “Bashkimit” dhe “Agimit” si dhe publicistë e intelektualë të njohur.
Ky komision përbëhej nga: Atë Gjergj Fishta – Kryetar, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mithat bej Frashëri, Shahin bej Kolonja, Dhimitër Buda, Dom Ndre Mjeda, Gjergj K. Qiriazi, Bajram Fehmi Topulli, Nyzhet Vrioni dhe Gligor M. Cilka.
Në mbledhjen të hapur që u mbajt paradite në 20 nëntor (dita e shtatë), u shpall vendimi i Kongresit. Komisioni solli vendimin për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, vendim të cilin e miratuan të gjithë delegatët prezent.