Fronti Demokratik u dërgoi partnerëve të mazhorancës një platformë të re me propozime për tejkalimin e krizës politike.
Nga ky grupim politik kërkojnë që të zgjidhet sa më shpejt një qeveri e re, e cila do të përbëhet nga përfaqësues të tre koalicioneve fituese dhe të pasqyrojë ndjeshëm vullnetin elektoral të qytetarëve, si në strukturë, ashtu edhe në prioritetet programore.
Nga FD janë të gatshëm që për të arritur një marrëveshje, të bëjnë lëshime dhe të respektojnë rëndësinë specifike të votuesve më të vegjël. “Duke pasur parasysh faktin se kryeministri i propozuar nga koalicioni ynë një vit më parë, nuk i përmbushi as pritshmëritë tona dhe as pritshmëritë e qytetarëve ne jemi të gatshëm të mbështesim një person të përshtatshëm për kryeministër, të propozuar nga koalcionet partnere“Paqja është kombi ynë” apo “E zeza në të bardhë”.
Ndër propozimet kryeosore është që në Qeverinë e re të marrin pjesë edhe përfaqësuesit autentikë të pakicave dhe që, ndryshe nga praktika e mëparshme, të jenë në poste përgjegjëse dhe me rëndësi të përgjithshme për të gjithë komunitetin.
FD insiston që negociatat të zhvillohen shpejt dhe me efikasitet, pa asnjë kusht nga ana e askujt dhe të përfundojnë brenda afatit të shpallur, që është data 10 dhjetor. Pas arritjes së marrëveshjes eventuale, do të hartohej një marrëveshje koalicioni që do të përcaktonte saktësisht marrëdhëniet ndërpersonale dhe do të përcaktonte rregullat e funksionimit të shumicës qeverisëse.
Ndër pikat kryesore të marrëveshjes, duhet të jenë votimet për Këshillin Prokurorial, Buxhetin, Ligjin për Regjistrimin e Popullisës, si dhe përfundimi i procesit të rregullimit të marrëdhënieve të shtetit me komunitetet fetare.