Briken Çalja, nënkampion bote në Peshëngritje

Briken Çalja arriti një sukses historik për peshëngritjen shqiptare duke marrë 3 medalje në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Uzbekistan. Peshëngritësi shqiptar mori të artën në shtytje, argjendin në shkëputje dhe në dy garësh. Një sukses i jashtëzakonshëm në peshën deri 73 kilogramë. Briken Çalja kaloi me sukses të 3 provat në shtytje ku më e mira ajo që i solli vendin e parë ishte 156 kilogramë.

Në të njëjtën peshë Erkand Qerimaj pati të njëjtin rezultat si kundërshtari rus, 153 kilogramë, por e humbi vendin e tretë për peshë trupore më të madhe. Briken Çalja ishte i pafat në shtytje. Pasi kaloi me sukses 2 provat e para nuk shkoi mirë në të tretën.

Më e mira ishte 186 kilogramë, duke e mbyllur i dyti. Çalja synoi edhe të artën në dy garësh, por në fund mori argjend duke u shpallur nënkampion bote. Erkand Qerimaj në shkëputje ngriti 180 kilogramë, duke u renditur i katërti ku edhe këtu iu afrua shumë medaljes ku mund të quhet një paraqitje e suksesshme.