Opozita e tërhoqi sot nga procedura parlamentare nismën për mosbesimin e Qeverisë.
Në një deklaratë të përbashkët, nga opozita parlamentare kumtuan se duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesin nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, ata thonë se bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare duhet të nisin pa vonesë.
Opozita është e bindur se do të formohet një shumicë e re parlamentare dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
“Për këtë arsye ne tërheqim iniciativën për votim mosbesimi ndaj qeverisë”, thuhet në deklaratë.
Përndryshe, në fund të muajit të kaluar 40 deputetë të Partisë Socialdemokrate, DPS-së, Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe dy Listat Shqiptare kishin dorëzuar në procedurë parlamentare iniciativën për votëbesimin e qeverisë.
Në iniciativën e opozitës për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë thuhej se Mali i Zi tashmë ndodhet në krizën më të madhe politike dhe institucionale në 30 vjetët e fundit dhe se Qeveria e Krivokapiqit humbi legjitimitetin meqë nuk e ka përkrahjen e shumicës që e votoi.