Lajmet në gjuhën shqipe të televizionit publik të MZ, do të mbesin në Kanalin e Parë

Pas lajmit të ditës se djeshme, rreth emisionit të Lajmeve në gjuhën shqipe që transmetohet në Televizionin publik të Mali të Zi, se do të largohet pas 24 vjet nga Kanali i Parë i TVMZ dhe do të kalohet në Kanalin Parlamentar, ka reaguar drejtori gjeneral i Radiotelevizionit të Malit të Zi, Boris Raonic.

Ai në Facebook ka shkruar se Lajmet në gjuhën shqipe do të vazhdojnë të transmetohen në kanalin e parë. Ndërkaq, drejtori Raonic nuk e ka demantuar se largimi nga kanali i parë ishte në plan të TVMZ-së. /MALESIA.ORG/