Parlamenti nesër për shkarkimin e Abazoviqit

Kuvendi i Malit të Zi nesër duhet të votojë për propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.

Krivokapic propozoi që Parlamenti të zgjedh ministrin e Financave dhe Kujdesit Social, Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri.

Në anën tjetër, deputetët e Lëvizjes Qytetare- URA, së bashku me një pjesë të deputetëve të DPS-së, partive të tjera të ish-pushtetit dhe partive shqiptare dhe asaj boshnjake kanë paraqitur kërkesën për mosbesimin qeverisë.