Përfaqësues të shoqatës “Jehona e Malësisë” takohen me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit

Përfaqësues të shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani u takuan sot me udhëheqësinë e Komunës së Tuzit.

Vilson Sinishtaj (kryetar), Nikollë Gojçaj (nënkryetar) dhe Agron Dedivanaj (sekretar), u pritën nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj.

Siç njoftojnë nga Komuna, në takim u diskutua mbi investimet dhe projektet që Komuna ka kryer viteve të fundit dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.

Kryetari Gjeloshaj teksa falënderoi ata për vizitën, vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që diaspora ka dhënë për zhvillimin e komunës.

“Është kenaqësi që së fundmi sinqerisht jena në shtëpinë e vetë! Besojmë në nevojën që shtëpia jonë të administrohet nga vullneti jonë për të qënë Zot Shtëpie”, shkruan shoqata ,,Jehona e Malësisë” në faqen e tyre të facebook-ut.

Nga kjo shoqatë gjithashtu njoftojnë se gjatë javës së kaluar ata vizituan Kosovën, me çrast patën takime me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama. /MALESIA.ORG/