7 Marsi, Dita e Mësuesit

Sot festohet Shtatë Marsi-Dita e Mësuesit apo ndryshe siç quhet edhe ditëlindja e shkollës së parë në gjuhen shqipe.

Në prag të kësaj dite të shënuar populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë.

134 vite më parë, më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe.
Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe nga Perandoria Osmane, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet.

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare.
Ne këtë dite ne te gjithë se bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe.

Kjo date e rëndësishme festohet kudo qe flitet gjuha shqipe.

/MALESIA.ORG/