Pamje të mjerueshme: Kjo është gjendja e shkollës fillore “Bashkimi”-Skorraq

Shkolla Fillore “Bashkimi ” në Skorraq-Hot, është në gjendje të mjerueshme.

Së paku, kështu duket në disa pamje të xhiruara nga Televizioni Boin.

Në pamje, duken se ifrastruktuara e shkollës është në një gjëndje jo të mirë, muret e objektit janë krejtësisht të dëmtuara dhe lagështia ka përfshirë pjesën më të madhe të godinës, gjithashtu dhe tualeti nuk i ploteson nevojat e nxënësave.

Në këtë shkollë zhvillojnë mësimin rreth 38 nxënës të shkollës 9-vjeçare.

Muret dhe dyshemeja e saj janë të çara, ndërsa nuk egziston as salla në mjediset e brendshme për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik, gjithashtu edhe mjediset e jashtme sportive ndjeshëm duken se kanë nevojë për permiresim që të mundesohet zhvillimi normal i procesit mësimor.

Një ndër problemet aktuale dhe më të medhaja është dhe transporti i nxënësve, ku automjeti transportues është i vjeter dhe shpesh herë përfundon në servis për tu riparuar.

Disa nga nxënsësit e kësaj shkolle, si dhe drejtori i shkollës Prëlë Gjolaj, për Tv Boin shprehen problemet me të cilat ndeshen në këtë shkolle.

Lidhur me këtë, kryetari i bashkesisë lokale të Traboinit Ilir Gojçaj, bashkë me drejtorin Prëlë Gjolaj dhe kryetarin e këshillit të prindërve Nrekë Junçaj, kanë nisur një aksion me qëllim për të permirsua kushtet e shkollimit të ketyre nxënësve.

Për më shumë ndiqni aktualen e realizuar nga Tv Boin.

Malesia.Org