Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut.
“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.
Kujtojmë se Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror në vitin 2018 u votua me 69 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur.
Në votim për votuan të gjithë deputetët shqiptarë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita e atëhershme.