Vedat Gashi është shqiptari që kandidon në qarkun 16 të New York-ut, për ta zënë vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan.
Ai nesër, (e shtune) më 26 mars, në ora 19:00 do të jetë i pranishëm në Kishën “Zoja Pajtore” në Southfield- Michigan në takim me komunitetin shqiptar ku dhe do të prezantojë platformën e tij.
Vedat Gashi regjistroi zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan për zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.
Ai është i lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç në 1982.
Në lidhjen (link) më poshtë, ju mund të mbështesni kandidatin Gashin duke dhuruar :
https://secure.actblue.com/donate/gashidetroit