Shoqata ,,Malësia e Madhe’’ – Michigan, përmes Zyrës për Bashkëpunim me Diasporën të Komunës së Tuzit, bëri ndarjen e bursave për studentët nga Malësia.
Me këtë rast 10 bursa u ndanë për studentët që studiojnë jashtë Malit të Zi, kurse 26 bursa e tjera për studentët brenda Malit të Zi.
Vlera e përgjithshme e bursave të ndara ishte 23.600$.
Nënkryetari i komunës, Ivan Ivanaj, falënderoi Shoqatën ,,Malësia e Madhe’’ nga Michigan për këtë vepër, kurse studentëve u dëshiroi suksese në studime.