Gati formimi i qeverisë së re? Fatmir Gjeka dhe Marash Dukaj përmenden si ministra të mundshëm

Negociatat për formimin e qeverisë pakicë, jozyrtarisht kanë përfunduar dhe siç pritet, nesër do të dërgohet në parlament iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit.

Siç mëson portali CDM, partive shqiptare do tu takojnë dy ose tri ministri, varësisht nga numri i përgjithshëm i ministrive në qeverinë e re.

Emri i Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare përmenden në vendin e Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa kryetarit të Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, do të i takonte Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

Ekziston edhe varianti që qeveria e Abazoviq në vend të 18 ministrive, të ketë 20 ministri, me çka Ministria e Turizmit do ti takonte Genci Nimanbegut nga Forca.

/MALESIA.ORG/