A kanë kërkesa apo kushte partitë shqiptare, për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Malit të Zi?

LIDERET E SUBJEKTEVE POLITIKE  SHQIPTARE  NE MAL TE ZI

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, 46 prej tyre, vendosën që të enjten më 28 prill të thërrasin mbledhjen e Kuvendit në Cetinë. Pritët që atë ditë të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit si dhe të votohet Qeveria e re e Malit të Zi.

Shumica e re parlamentare do të përbëhet prej 46 deputetëve. Nga ata, 30 deputet janë nga radhët e DPS-së. Megjithatë, sipas marrëveshjes, edhe pse shumica parlamentare varet nga DPS-ja, ata nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Pjesëmarrës në qeveri do të jenë nga URA, me Dritan Abazoviq në vend të Kryeministrit, SNP-ja që do ketë Kryetarin e Kuvendit, Partia boshnjake, SDP-ja, por edhe Iniciativa kroate edhe pse si parti që nuk ka deputet në parlament.

Pjesë e shumicës së re parlamentare, por edhe pjesë e Qeverisë, do të jenë edhe dy listat shqiptare, Lista Shqiptare (Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit) dhe Koalicioni Shqiptar (PD-UDSH-LDnëMZ), të cilat në zgjedhjet parlamentare të 2020 kanë fituar nga një mandat, dhe deri me tani janë përfaqësuar me deputetin Genci Nimanbegu (Forca) dhe deputetin Fatmir Gjeka (PD).

Jozyrtarisht kemi mësuar se listat shqiptare në Qeverinë e re do të fitojnë dy ministri. Ato tashmë kanë njoftuar edhe për emrat e kandidatëve për ministra, Famir Gjeka dhe Marash Dukaj.

Ndërkaq, deri me tani asnjë nga partitë shqiptare nuk kanë zbuluar nëse kanë apo jo kërkesa dhe kushte, dhe në rast se kanë, cilat janë ato, për pjesëmarrjen e tyre në Qeveri.

 

/MALESIA.ORG/