KF Deçiqi fitoi sot në stadiumin e Podgoricës kundër Buduqnostit me rezultat 1-2.
Ishte Buduqnosti e para e cila udhëhoqi 1-0 me autogolin e Jonathan Dreshaj, megjithatë barazimi erdhi në minutën e 41-të me një gol të shkëlqyeshëm nga pejani Fatos Beqiraj, ndërsa golin e fitores për Deçiqin e shënoi Marusic në pjesën e dytë të ndeshjes.
Kampionati ka edhe katër gjiro deri në përfundimin e këtij sezoni, ndërsa KF Deçiqi është në vendin e tretë në tabelë.
/MALESIA.ORG/