Deçiqi fiton si mysafir në Nikshiq kundër kampionit

Fatos Beqiraj
Fatos Beqiraj

Futbollistët e KF Deçiqi kanë fituar sot si mysafir Sutjesken e Nikshiqit me rezultatin 1-2.

Sutjeska është kampione e ligës së parë të Malit të Zi për sezonin 2021-22, ndërsa me këtë fitore të Deçiqit, futbollistët tonë kanë siguruar vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Evropë.

Të parët shënuan vendasit në minutën e 17-të të pjesës së parë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Robert Gjolaj (minuta 21) barazoi rezultatin.

Goli i fitores për 1-2 erdhi në pjesën e dytë përmes lojtarit të Deçiqit, Radule Zivkovic.