Në Tuz, mbahet Festivali i Lahutës “Lahuta, okarina, polifonia”

Më 17 maj 2022, në QKI “Malësia”, u mbajt Edicionin lV, i Festivalit të Lahutës-“Lahuta, okarina, polifonia”.

Ky Festival u organizua nga Komuna e Tuzit, respektivisht Sekretariati për Vetëqeverisje lokale, në bashkëpunim me Qendren për zhvillimin e kulturës tradicionale, “Shkabat” nga Prishtina.

Në emër të organizatorit të pranishmit i përshendeti Sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale Marina Ujkaj, kurse lidhur me festivalin foli Sokol Plakolli, themelues i festivalit, moderuar nga regjisori Idriz Gjokaj.

Në Festival morën pjesë interpretues të njohur të instrumenteve mijëravjeçare shqiptare nga Shqipëria, Kosava dhe Malësia, si: Hysen Kurtaj, Jonuz Delaj, Isa Elezi, Nazmi Hajdari, Leonid Shllaku, Gjokë Kalaj dhe Rrok Prenkoçaj.

Malesia.org