Ministri Dukaj takon ambasadoren e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, SH.S. Xhudi Rajzing Rajnke.
 Ambasadorja Rajnke e uroi ministrin Dukaj për marrjen e detyrës dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet e ministrisë për përmirësimin e politikave publike në lidhje me zhvillimin e shërbimeve digjitale.
 Ministri Dukaj falënderoi Shtetet e Bashkuara për partneritetin strategjik në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe e informoi ambasadoren Rajnke për prioritetet e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në drejtim të forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet dhe administratën publike.