Komuna e Tuzit ndanë mjete financiare për klubet sportive në Malësi


Në bazë të konkursit publik, sot kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënshkroi kontratat me klubet sportive të Malësisë, fituese të konkursit për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.

Nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2022 në bazë të konkursit publik dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, ndarja e mjeteve financiare për klubet sportive është bërë si vijon:

1. Klubi i Taekwondo-së,,Besa” – 14.500,00 €

2. Klubi i futbollit ,,Malësia 2010” – 9.500,00 €

3. Klubi i Taekwondo-së,,Alba” – 4.500,00 €

4. Klubi i futbollit ,,Tuzi” – 4.500,00 €

5. Klub i Xhudo -s,,Tuzi’’ – 2.000,00€

Klubet fituese falënderuan Komunën për kujdesin e veçantë që po i japin sportit dhe sportistëve të rinj, duke ndarë nga buxheti i vet 35 mijë euro që në këtë mënyrë të arrijnë t’i zbusim nevojat e tyre. Në anën tjetër, kryetari Gjeloshaj u dëshiroi sukses klubeve duke u premtuar përkrahja edhe më të madhe në të ardhmen.