Erkand Qerimaj shpallet kampion i Evropës


Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Evropës në stilin e shkëputjes, pasi arriti të ngrejë 150 kilogramë.

Pas Evangjelia Veli, një tjetër sukses u regjistrua në radhët e peshëngritësve shqiptarë, Erkand Qerimaj u shpall kampion Evrope në shkëputje.

Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi.