Mbahet ekspozita e piktorit të ri nga Malësia, Leon Gorvokaj

Më 08 Gusht 2022, në ambientet e QKI “Malësia” -Tuz, u mbajt ekspozita e parë e piktorit të ri nga Malësia, Leon Gorvokaj.

Siç vërehet, piktori Gorvokaj, solli një freski dhe një gjë të re, pasi u vrejt nga pikturat e tij, se artin e ka pjesën më vitale të jetës dhe veprimtarisë.

Teknikat e përdorura janë kryesisht ato të vajit dhe penelit, dhe të cilat karakterizohen prej dimenzioneve artistike realiste dhe atyre portretuale.

Fjalën e rastit në cilësinë e bashkëvendasit dhe bashkëmoshatarit të tij, e kishte Z. Ivan Ivanaj, e njëheri edhe nënkryetar i Komunës së Tuzit, e i cili njëkohesisht edhe shpalli të hapur ekspozitën, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.

Malesia.org