Mbahet gara ndërkombëtare e Kërcimeve nga ura në Tergajë

Më 9 gusht 2022, në Tërgajë, u mbajt gara ndërkombëtare e Kërcimeve nga ura në Tergajë, organizuar nga komuna e Tuzit.

Në këtë aktivitet morën pjesë 23 garues nga Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Për tre më të mirët, të përzgjedhur nga juria  u ndanë edhe çmimet.

Vendi i I – Evald Krniq, Mali i Zi (Tuz)🥇
Vendi i II – Igor Arseniq – Bosnja dhe Hercegovina🥈
Vendi i III – Danko Dangubiq – Bosnja dhe Hercegovina🥉

Malesia.org