Policia qëlloi dhe vrau sulmuesin, 34-vjeçarin V.B.
Tv Teuta ka mësuar jozyrtarisht se gjatë masakrës së ditës së sotme në Cetinje të Malit të Zi, V.B. (34 vjeç) vrau të gjithë familjen e tij. Dyshohet se ai më pas doli në rrugë dhe vazhdoi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë e plagosur kalimtarë të rastit.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara deri në këtë moment, 11 persona humbën jetën në masakër, mes të cilëve raportohet se kishte edhe fëmijë.
Policia vrau autorin. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave përpara se policia ta qëllonte për vdekje.
Sipas raportimeve, V.B. rreth orës 16:00, prapa ndërtesës së Qeverisë filloi të qëllonte mbi bashkëqytetarët e tij.
Shkak i masakrës ka shumë të ngjarë të jetë një konflikt familjar. Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.