Kopshti për fëmijë në Tuz do të quhet “Nënë Tereza”


Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, njoftoi se kopshti për fëmijë në Tuz do të quhet “Nënë Tereza”.

“Sot, në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke uruar këtë datë të veçantë për mbarë njerëzimin, dëshiroj të njoftoj opinionin që Ministri i Arsimit, z. Vojinovic, me nismën e Komunës së Tuzit, mori vendimin për pavarësimin e kopshtit në Tuz. Po ashtu ministri ka aprovuar idenë time që kopshti në Tuz të emërohet “Nenë Tereza”. Falënderime për ministrin Vojinovic, kryetarin Nik Gjeloshaj dhe Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq,“ ka shkruar Dukaj.

/MALESIA.ORG/