Shkruan: Albert Camaj
Elsevier, një lider botëror i botimeve akademike, publikoi dje artikullin Top 1% and inequality connectedness in the EMU and WB (në shqip: Top 1% dhe lidhjet e pabarazisë në EMU dhe BP) në International Review of Economics and Finance (IREF). IREF është një revistë shkencore rigoroze e përkushtuar në publikimin e artikujve teorikë dhe empirikë me cilësi të lartë në të gjitha fushat e ekonomisë ndërkombëtare, ekonomisë, makroekonomisë dhe ekonomisë financiare. Revista plotëson një boshllëk të madh në literaturën ekonomike.
Komentet e redaktorit dhe recensentëve theksojnë se studimi konstituon një shtesë të re në literaturën ekzistuese të Makroekonomisë.
Duke përdorur të dhëna që përfshijnë periudhën 2006-2019, ky studim analizon lidhjen e pabarazisë së të ardhurave, qeverisjes dhe faktorëve kryesorë makroekonomikë në EMU dhe BP. Studimi mat lidhjen e përhapjes së paqëndrueshmërisë në ekonomitë përkatëse për shkak të goditjeve të (1) pabarazisë, (2) qeverisjes dhe (3) faktorëve kryesorë makroekonomikë. Rezultatet empirike të studimit përcaktojnë se BE-ja duhet të ndihmojë BP–rë në stabilizimin e pabarazisë pasi pabarazia e rrezikshm dhe në rritje është një goditje historike e dhunshme për BP dhe EMU.
Studimi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
https://authors.elsevier.com/a/1fiCQ3mpIn-HeY
