Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar sot se do të emëroj ambasadorin e ri në Mal të Zi. Shqiptari i lindur në SHBA, B. Bix Aliu, do të jetë i emëruar për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Mal të Zi.
Bix Aliu filloi karrierën e Shërbimit të Jashtëm në Maqedoni, ndërsa në vitin 2014 ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Podgoricë.
Ai ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Hungari. Para kësaj, ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i Ngarkuar me Punë, i përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov.
Ai është lindur dhe rritur në Çikago, shteti i Illinois. Prindërit e tij janë nga Kërçova, në Maqedoni, familje që emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960.
Bix Aliu është shqiptari i parë Ambasador i SHBA-vë.
Aliu flet anglisht, shqip, serbisht, maqedonisht, polonisht, si dhe komunikon në gjermanisht, turqisht dhe greqisht.
/MALESIA.ORG/