Panairi i II-të i Bujqësisë në komunën e Tuzit

Në komunën e Tuzit, do të mbahet Panairi i II-të i Bujqësisë dhe ushqimit të shëndetshëm.

Panairi do të mbahet në hapësirat e QKI “Malësia”, në Tuz, më 07 dhe 8 tetor, si dhe në Stjepoh-Triesh, më 9 tetor 2022.

Promovimi i prodhimeve bujqësore vendore dhe agroturizmi mbeten ndër sektorët me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Prandaj, Komuna e Tuzit ka vendosur që t’ia kushtojë tri ditë tërësisht këtij sektori, të cilin komuna e ka pasur vazhdimisht në fokus të punës së vet.

Nga komuna e Tuzit, ftojmë të gjithë prodhuesit vendorë që të bëhen pjesë e Panairit me qëllimin e vetëm promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre, si dhe ftojmë qytetarët të vizitojnë Panairin dhe të mbështesin prodhuesit tonë.