Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, është shprehur se partitë e pakicave nuk duhet as të diskutojnë për pjesëmarrjen në Qeveri, formimi i së cilës është paralajmëruar deri më 19 janar me mandatar Miodrag Lekic.
“Pas të gjitha apeleve të opinionit profesional, partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të Malit të Zi, që të mos vazhdohet me formimin e Qeverisë së Malit të Zi në bazë të Ligjit për Presidentin, një lajm shumë i keq na vjen në fund të vitit, Kuvendi, në bazë të Ligjit të ri për Presidentin, ka emëruar mandatarin.” ka shkruar Gjeloshaj.
Sipas Gjeloshajt, Mali i Zi po kthehet në të njëjtin pozicion si në vitet 1990-ta dhe kundër pjesës tjetër të botës.
/MALESIA.ORG/