Konferencë për shtyp e UDSH-së – dega e Tuzit

UDSH-DEGA NE TUZ- Konferencë për shtyp, 29. Dhjetor 2022

Të nderuar qytetar të Komunës së Tuzit, diasporë e nderuar,

Për hirë të shumë të pavërtetave që janë shfaqur ditëve të fundit Ju njoftojmë se:
Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i shqetësuar pamasë nga situata politike e krijuar kohëve të fundit. Kjo situatë, po sjell mes njerëzve edhe indinjatat më të rrezikshme për shoqërinë tonë të përbashkët që për ne si subjekt i dytë politik shqiptar në Mal të Zi është e papranueshme.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve që nga viti 2019 ishte pjesë e Forumit Shqiptar dhe pjesë e Mazhorancës në komunën e Tuzit. Këtij subjekti i takonin sipas marrëveshjes parazgjedhore 20% e pushtetit. Në fillim duhet të pranojmë se nisi mirë, me një entuziazem, bashkim, unitet por për fat të keq nuk mbajti gjatë. Që nga momenti kur ish-anëtarët e UDSH u larguan nga subjekti i vet ASH dhe LDSH ndërruan kahjen për 180 shkallë kundrejt politikës së UDSH dhe ajo u pa qartë sidomos gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020 e që zgjati edhe deri më sot. Faktikisht ishim opozitë në pozitë. Edhe përkundër atij fakti e për hirë të Malësisë së bashkuar vazhduam të jemi pjesëtar të Forumit Shqiptar vetëm e vetëm të mos quhemi përçarës edhepse e pritnim se keqpërdorimi do të vazhdojë.

Sidoqoftë, edhe përkundër fushatës negative drejt UDSH neve si subjekt politik dëshmuam edhe njëherë se bashkëpunimi duhet të jetë e vetmja rrugë që siguron qëndrueshmeri politike në komunën e Tuzit, vazhduam të jemi pjesë e Shumicës. Pra, neve ishim deri në fund të bindur se duhet ti mbetemi besnik fjalës së dhënë, në rastin konkret Marrëveshjes së vitit 2019, gjë që edhe ndodhi dhe se marrëveshja që kishim nga takimi i dt. 5 Gusht 2020 (jo në letër por besa besë) duhej të ishte bazë për vazhdimin e përbashkët. Bile bile ishte kërkesa e Z. Gjeloshaj që mos të preken funksionet e marra deri atëherë por që UDSH ti jepen funksione tjera në bazë të marrëveshjes besa-besë. As ajo marrëveshje as sot e kësaj ditë nuk u realizua.

Edhe atëherë UDSH për hirë të bashkëpunimit e pranoi që të vazhdojë të jetë pjesë e Shumicës, duke patur qellimin e ruajtjes së unitetit ndërvllaznor, por çka ndodhi të nderuar qytetar, as kjo marrëveshje nuk u realizua as sot e kësaj dite, bile bile na u tha se më nuk kemi vënde për funkcione por vetëm duhet ti rregullojmë të angazhuarit momental në komunë e ndërmarrje.

Poashtu, duhet përmend edhe faktin se gjatë marrëveshjes në Kohën e marrjes së vendimit të përkohshëm për ndarjen e pasurisë me Podgoricën UDSH ishte i mendimit se procesi i ndarjes me Kryeqytetin zgjati tej mase, dhe se zgjatja e këtij procesi nuk shkonte në favor të komunës së Tuzit dhe se u propozua që të shkohet me propozimin që kishte asokohe Komisioni për ndarjen e pasurisë me Podgoricën dhe nëse nuk do ishte ai propozim i pranueshme për Podgoricën atëherë të shkohet menjëherë në arbitrazh.

Duke patur parasysh çështjet e lartpërmendura sot kemi një situatë ku në krye me Z. Nik Gjeloshaj punohet në minimizimin dhe defaktorizimin e UDSH në skenën politike në Mal të Zi e posaçërisht në komunën e Tuzit. Kjo u dëshmua edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së re në mes ASH, LDSH dhe UNSH ku me qellim UDSH u la anash në mënyrë që të nënçmohet e neglizhohet. Kinse subjektet në fjalë e mbajnë gjallë UDSH dhe se ato me zemërgjërsinë e tyne do ti ofrojnë diçka UDSH. UDSH ska nevoj për lemoshë, ka politikën më transparente nga subjektet politike në Mal te Zi dhe kjo dikujt i pëngon pamasë.

Lidhur me pronat, askush nuk është kundër kthimit të tokës së të parëve tanë, por nuk jemi dakord që të manipulohet deri në atë masë sa Kryetari i Komunës shfaqet si shpëtues i tokave tona, duke hjekur nga buxheti i Komunës 300.000 euro. Ato janë tokat tona dhe ato nuk duhet të blehen e të dëmtohet buxheti. Shprehim dyshimin se mos është ndonjë pazar me SH. A. Pllantazhe” por këtë do ta dëshmojë koha.

Se po veprohet anti UDSH dëshmon edhe fakti se gjatë vitit 2022 nuk u realizuan shumica e aktiviteteve të propozuara nga UDSH (po i permendi disa nga to: rregullimi i objektit të BL në Koderbudan, rregullimi i Krevenicës, vazhdimi i punimeve te Ubla e Mileshit, rregullimi i drenazhimit në rrugën në Lulan-BL Dinoshë, arsyeshmëria ekonomike për radiotelevizionin lokal etj.). Poashtu asnjë konsultim rreth çështjes së buxhetit për vitin 2023 nuk u realizua me Unionin Demokratik të Shqiptarëve.

Z. Gjeloshaj harron se mjaftë herë në Seanca UDSH formonte shumicën e thjeshtë të numrit 17. Tendenca e vazhduar është që UDSH në vazhdimësi të vihet në syrin kritik ndërsa nuk shikohen veprimet e Partive tjera që për fat të keq tejkalojnë vlerat kombëtare. Sot disa Subjekte shqiptare jane pjesë e Qeverisë ku Agjenda kryesore e saj është destabilizimi i Malit të Zi dhe rritja e ndikimit proserb. Poashtu, sot jemi dëshmitar edhe të një politike pro Vuçiqit, Ballkanit të hapur ku Alternativa Shqiptare e proklamon haptas, që për mëndimin tonë është direkt sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare. Qasjet e këtilla mëndojmë se kanë tendencë të pastrohen me aktivitetet me fytyrat eminente të kombit tonë, e sidomos koj vjen në konsideratë para zgjedhjeve ku këto subjekte shqiptare paraqiten si shpëtimtare të çështjes shqiptare, por në realitet është e kundërta.

Qytetar të nderuar,
E kemi thënë edhe në Seancën e fundit në Kuvendin e Tuzit, se vendimet e njëanshme nuk janë zgjidhja më e mirë, siç ishte rasti i emërimit të kopshtit në Tuz. Anipse Nënë Tereza është bamirëse e njerëzimit dhe si e tillë pranohet edhe nga UDSH. Për më tepër sepse ajo është shqiptare dhe ka vlerat tona kombëtare dhe pranohet nga e gjithë bota. Prandaj larg nga çdo pretendim dhe mëndim dashakeq se gjoja UDSH qënka kundër vlerave univerzale dhe figurave kombëtare siç është Nënë Tereza e Gjergj Kastrioti.

Sa i takon ngritjes së permëndores\shtatores së Skenderbeut, e kemi thënë në vazhdimësi dhe e themi edhe sot, jemi PËR ngritjen e përmendores së Skenderbeut, por që një gjë e till apo e ngjajshme me të, duhet të behet në një koordinim, transparencë, dhe kompromis të përbashkët midis subjekteve politike në Malësi. UDSH që nga vitet e 90ta ishte ndër iniciatorët e ngritjes së Skenderbeut në Tuz, kështu që akuzat ndaj UDSH nuk qëndrojnë. Asnjë takim i përbashkët në mes të shumicës aktuale nuk është realizua gjatë gjithë mandatit në mënyrë që të merret mëndimi i të gjithëve. Në parim jemi kundër uzurpimit të oborrit të Shkollës së Mesme të Përzier në Tuz, ku planifikohet të punohet sheshi. Por, nëqoftëse është kërkesa dhe kompromisi i subjekteve politike që, po në atë shesh të ngritet Shtatorja e Skenderbeut, atëherë na qoftë për hajr të gjithëve së bashku. Gjithashtu, ishim edhe njëri nga inicitorët e ngritjes së Skenderbeut edhe në Ulqin, por nga pushteti aktual ku participojnë edhe ASH, PD dhe Forca po neglizhohet tejmase.

E nderuara diasporë, kuptojmë shqetësimet tuaja që kryesisht vijnë nga dezinformimi apo ndonjëherë edhe njëanshmëria që mund ta krijoni nga largësia fizike që kemi mes vehtës, por një gjë çudit se, as edhe njëherë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u ngrit zëri nga asnjë njëri nga diaspora për një qasje më korrekte ndaj UDSH si faktori sublim i suksesit të 3 Marsit, edhepse kishit mjaft informata se diçka nuk po funkcionon, por sot mundoheni po të njejtit persona ti paraqitni si anti shqiptar ose anti malësor, gjë që nuk qëndron. Askush dhe askurr nuk mund të njollosi anëtarët e pastër si loti të Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Subjektet politike kanë rrugën e vet, demokracia pranon rivalitetin politik dhe shprehjen e qëndrimeve, por asnjëherë UDSH nuk do të jetë me politikën e msheftë, qellimkeqe, të njëanshme e sidomos kur ajo bëhet në mënyrë që faji ti mbetet dikujt e në këtë rast Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Nëse dikush kërkon që UDSH t’i bëhet marionetë, e ka plotësisht gabim, ajo nuk do të ndodh kurr.

Dhe në fund, do të ngritim zërin si çdoherë deri tani kundër çdo të padrejte që do të paraqitet. Devijuesit e politikës kombëtarë kërkojini gjetiu. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i gatshëm që çështjet madhore dhe sfidat e kohës ti zgjedhim në bashkëpunim, e assesi në mënyrë të njëanshme.
Ju faleminderit,