Rajmond Gjonaj shpallet studenti më i mirë i mjekësisë në Mal të Zi

Rajmond Gjonaj me origjinë nga Malësia, shpallet studenti më i mirë i mjekësisë në Mal të Zi.

Kështu ka vendosur komisioni i Dhomës së Mjekësisë së Malit të Zi.

Çmimet tradicionale vjetore studentëve më të mirë ua ndau kryetarja e Odës, Dr. Zhanka Ceroviq, në një ceremoni të mbajtur dje në Fakultetin e Mjekësisë të Malit të Zi në Podgoricë.

Raimond Gjonaj është student në vitin e gjashtë në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë, nota mesatare e të cilit në vitin e kaluar të studimeve ishte 10.

Ai është edhe kryetari i sudentëve të mjekësisë dhe anëtar i Senatit të Universitetit i Malit të Zi.

Malesia.org