Gjeloshaj: Diaspora jonë është pasuri, diamanti dhe xhevahiri ynë më i bukur

Kryetari i Komunës së Tuzit, njeheri edhe kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj, deklaroi  diaspora jonë është një pasuri , diamanti dhe xhevahiri ynë më i bukur.

Lexoni postimin e plotë: 
Të dashur bashkatdhetarë,

Do të doja të theksoja një gjë shumë të bukur.
Një gjë që është unike në të gjithë botën.
Jam shumë krenar për faktin që ne kemi një pasuri siç është diaspora jonë, e cila është diamanti dhe xhevahiri ynë më i bukur.

Shoqatat shqiptare në Michigan, Nju Jork, Kaliforni dhe vende të tjera i dhanë njëzëri një mbështetje të paprecedentë Forumit shqiptar.
Mbështetje që do të nënkuptojë edhe ardhjen e tyre masovike.

Pra, Forumi shqiptar në asnjë menyrë nuk është vetëm bashkim i partive shqiptare në Malësi, por ai është bashkim i të gjithë malësorëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen ata.
Sinqerisht, kjo përkrahje na imponon shumë, jep vlerësimin se puna jonë për 4 vite ishte e mirë, bashk dhe me zhvillim, dhe që të gjithë ata që ishin këtu para 4 viteve përsëri do të vijnë por edhe me më shumë shok.

Vullneti i tyre për t’u vetëorganizuar, për të shpenzuar mijëra e mijëra dollarë në shpenzime udhëtimi, me vetëm një qëllim, që është të mbështesin të ardhmen e atdheut të tyre, të mbështesin zhvillimin e vendlindjës së tyre, të mbështesin bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve.

Vlen të theksohet distanca që diaspora jonë është e gatshme që të kalojë – bashkatdhetarët tanë nga Michigani duhet të udhëtojnë 15.640 km në dy drejtime, nga Nju Jorku 14.656 km vajtje ardhje, ndërsa bashkatdhetarët tanë nga Kalifornia 20.522km, gjithashtu në dy drejtime

Një krenari që të lën pa fjalë.
Jemi me fat që ju kemi, dhe që jeni gjithmonë të gatshëm të jepni gjithçka për atdheun tuaj.
Le të jetë ky një mesazh që të gjithë së bashku të punojmë për bashkimin dhe zhvillimin e Malësisë sonë.

Nik Gjeloshaj