Komuna e Tuzit ndanë 50 bursa studentëve më të mirë


Komuna e Tuzit ka ndarë sot 50 bursa për studentët më të mirë.

Lexo kumtesën e plotë:

Të rinjt – Pasuria e Komunës sonë.

Komuna e Tuzit edhe këtë vit bëri ndarjen e bursave në nivel vjetor për studentët më të mirë të përzgjedhur nga Komisioni për Ndarjen e Bursave për vitin akademik 2022/2023.


Për ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit Komuna ka vendosur që të rritë numrin e studentëve, përfitues të bursës nga 30 në 50, studentë.


Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, në fjalën e tij drejtuar studentëve, tha se Komuna do të jetë përherë përkrah studentëve të dalluar, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi dhe një ditë disa nga ata do jenë edhe udhëheqës të këtij institucioni.