DPS dhe Partia boshnjake nuk e votuan kandidatin shqiptar për Gjykatën Kushtetuese

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, u votua për kandidatët e propozuar për Gjykatë Kushtetuese.

Tre kandidatët, Snezhana Armenko, Momirka Teshiq dhe Dragana Gjuranoviq morën votat e duhura, pasi u votuan edhe nga opozita, ndërsa kandidati shqiptar, Faruk Resulbegoviq, mori “vetëm” 46 vota, çka nuk është e mjaftueshme.

Kandidatët për emërim si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhej të merrnin të paktën 55 vota.

Resulbegoviq nuk mori mjaft vota, pasiqë DPS dhe Partia boshnjake nuk e përkrahën. /MALESIA.ORG/