Gjeloshaj e takon Beçiqin: Ju uroj fat në zgjedhjet e ardhshme

Kandidati i Demokratëve për zgjedhjet presidenciale Alleksa Beçiq, vizitoi sot Komunën e Tuzit.

Kandidati për president dhe lideri i Demokratëve, ALLeksa Beçiq, u prit sot në Tuz nga kryetar dhe nënkryetari i komunës, Nik Gjeljoshaj dhe Ivan Ivanaj.

Gjeljoshaj dhe Beçiq ranë dakord se duhet të punojnë së bashku për të forcuar zhvillimin e investimeve, për të krijuar vende të reja pune dhe për të krijuar një mjedis për pajtim dhe bashkëpunim me “të gjithë anëtarët e nderuar dhe të ndershëm të kësaj shoqërie”.

Nik Gjeloshaj falënderoi Beçiqin për përkrahjen e partisë së tij që i dha katër vite më parë, pas zgjedhjeve lokale në Tuz.

“Sinqerisht dhe pa rezerva na e zgjatët dorën para katër viteve kur në komunën e Tuzit ndodhi ndryshimi demokratik dhe kur unë u bëra kryetar i komunës. Unë personalisht dhe qytetarët e Malësisë e mbajmë mend dhe e vlerësojmë këtë, ndaj do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin dhe miqësinë tonë. Ju uroj fat në zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Gjeloshaj.

/MALESIA.ORG/